Kryetari i Kryeqytetit të Kosoves, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Stambollit Ekrem Imamoglu në Turqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, njoftoj se kanë biseduar bashkëpunimin në mes dy qyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport, shkruan Prishtina Press.
Por, Perparim Rama i’a kishte huqur postimit të tij të parë duke menduar se Stambolli është kryeqyteti i Turqisë.
Ai fillimisht postoi në këtë mënyre:
Gjatë takimit me kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu biseduam për shtimin e bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport.
Më pastaj, pas 30 minutash rregulloj gabimin e tij të shënuar në postimin e tij në Facebook.
Gjatë takimit me kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu biseduam për shtimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport.
Edhe nënkryetari Alban Zogaj, njëashtu si kryetari ka gabuar ose nuk ka pasur dijeni që Stambolli është qytet dhe jo kryeqytet i Turqisë.
Postimi i tij i plote: