Site icon PrishtinaPress

Përparim Rama e prezanton tribunën e re në stadiumin e Flamurtarit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar pamjen e re të tribunave në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit njoftoi përmes faqes së tij në rrjetet sociale se stadiumi do t’i ketë 1500 ulëse të reja për tifozët falë investimeve që është duke i bërë Komuna përmes drejtorisë për sport, të udhëhequr nga Granit Rugova.

Ky i fundit është treguar mjaft aktiv në mandatin e tij me renovimin dhe ndërtimin e fushave të ndryshme sportive në Prishtinë. /Gazeta Express/

Exit mobile version