Yllka Domi ishte pjesëtare e UÇK-së, ndërsa kishte rënë dëshmore në moshën 16 vjeçare.
Po e reciton poezinë, te cilën e bija e saj e shkroi qysh ne klasën e katërt.
Përveç poezive, Dashurie Domi, kujtim të vajzës i ka vetëm edhe këto fotografi.
Ani pse ende nxënëse në shkollë të mesme, Yllka Domi, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E me 7 maj, në luftimet e ashpra me forcat serbe këtu në Çabrat, ajo ra heroikisht, duke u bërë nga dëshmoret më të reja të luftës së UCK-së.
Sipas nënës së saj, ajo nuk mund ta pranonte të vdiste ndryshe.
Nëna e Yllkës, Dashuria, nuk e ka të lehtë të flas për bijën dëshmore.
Ndërsa thotë se fillimisht iu tha se Yllka ishte plagosur.
16 vjecarja, Yllka Domi, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, dhe nga nxënëset më të dalluara.
Por, tek ajo dëshira për ta parë vendin e lirë, triumfoi kundrejt asaj për të diplomuar.
E në shkollën “Mazllum Këpuska”, poezitë dhe shkrimet e Yllka Domit, tani ruhen brenda këtij libri.
Profesori i Historisë, Qemajl Kameri, kujton momentet kur ani pse në moshë të re, Yllka vazhdimisht shprehte interesim për tema që preknin çështjet kombëtare.
Madje edhe në hartimet shkollore, temat që i prekte Yllka, kishin të bënin më çështjet kombëtare.
Por, serbët nuk u mjaftuan vetëm më vrasjen e Yllkës.
Ata për ta humbur cdo gjurmë të krimit, e zhvarrosën trupin e saj dhe të shumë shqiptarëve në Gjakovë.
Trupi i Yllka Domit, u gjet më pas brenda një varri masiv në Batajnicë të Beogradit.
Ajo u varros në vitin 2003, në varrezat e dëshmorëve të Çabratit.
Ndërsa për këtë, sa ishte gjallë, kishte shkruar edhe këtë poezi.