1.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Përmendja e rastit Dehari në Kuvend, Olluri: Nuk iu bjen më vota sepse njerëzit janë lodhë

Sot në Kuvendin e Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u përball me kritika për moszbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë diskutimeve, Haxhiu akuzoi opozitën se “janë angazhuar për të eliminuar një aktivist politik në burg”.

Në këtë kontekst, gazetari Parim Olluri reagoi ashpër ndaj përmendjes së rastit Dehari nga përfaqësuesit e qeverisë.

Olluri gjithashtu ngriti shqetësime për trajtimin e hetimeve, duke theksuar se mostrat e rëndësishme janë shkatërruar dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë.

“Rasti Dehari, s’di qysh s’ju vjen marre atyre njerëzve. Me shfrytëzu një vdekje të një njeriut për me ardhë në pushtet, për marre”, tha ai,

“Përveç Albulenës, edhe Kurti e përmendi sot rastin Dehari…Unë besoj që rasti i Deharit ju humb vota, nuk iu bjen më vota sepse njerëzit janë lodhë me rrenat e tyne me shfrytëzimin që ja kanë bo këtij rasti. Ish dashtë këta nëse kanë pak mend mos me përmend këtë rast”, pohoi Olluri në Pressing.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img