-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përmendi “mosmarrëveshje me qeveri specifike”, zyrtarja e lartë e USAID-it e takoi vetëm Osmanin e jo Kurtin

Ambasadorja Erin E. McKee që mban postin e Ndihmës Administratores së USAID-it, ka qëndruar të martën për vizitë në Kosovë.

Zyrtarja e lartë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar gjatë kësaj vizite ka takuar vetëm presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe kryeministrin Albin Kurti.

Në agjendën e të parës së shtetit për ditën e martë figuroi takimi me zyrtaren amerikane i cili u mbajt nga ora 14:00.

“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee”, u tha në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në atë të shefit të Qeverisë nuk pati asnjë paralajmërim për takim Kurti- McKee.

Përkundër që nuk e planifikoi takimin me shefin e ekzekutivit, amerikanja në konferencën e përbashkët për shtyp me Osmanin, deklaroi se përkushtimi i USAID-it ndaj popullit të Kosovës do të mbetet i palëkundur, pavarësisht siç tha ajo që mund të ketë raste të mosmarrëveshjes me “qeveri specifike”.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri specifike, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, u shpreh McKee.

Mes tjerash, amerikanja potencoi se është e kënaqur me progresin e Kosovës dhe se vendi po bën përparim të madh në krijimin e mundësive ekonomike për të gjitha komunitetet, veçanërisht për gratë dhe sipërmarrësit e nga pakicat.

Ajo nuk la përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi për të cilin tha se është rruga e vetme përpara për integrim në strukturat euroatlantike dhe se mbështetja e USAID-it do të mbetet e palëkundur për Kosovën.

Nga ana tjetër, Osmani, vlerësoi kontributin e USAID-it në arritjen e sukseseve të Kosovës përgjatë dy dekadave të fundit.

Ajo tha se bashkëpunimi me USAID-in është shembull konkret i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan ndaj vendit dhe se një Kosovë më e zhvilluar dhe e fortë është synimi i përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img