0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Përmbytjet në Korenë e Jugut u marrin jetën të paktën 39 personave

Numri i të vdekurve nga shiu i dendur në Korenë e Jugut është rritur në 39, dhe presidenti i vendit Yoon Suk Yeol fajësoi të hënën autoritetet duke thënë se kanë dështuar të ndjekin protokollet e reagimit ndaj fatkeqësive.

Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.

Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.

Ministria e Brendshme ka raportuar gjithashtu nëntë persona të zhdukur dhe 34 të plagosur në të gjithë vendin.


Dymbëdhjetë persona humbën jetën në një nënnkalim në qytetin qendror të Çeongju. Incidenti ndodhi të shtunën kur një përmbytje e menjëhershme përfshiu 16 automjete, duke përfshirë një autobus.

Nëntë presona të tjerë pësuan lëndime.

Incidenti ka ngritur shqetësime për aftësinë e Koresë së Jugut për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet.

Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë për mos ndalimin e hyrjes në nënkalim, pavarësisht parashikimeve për përmbytje.

Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet që shkatërruan Seulin, duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht rëndësinë e kontrollit të aksesit në zonat e rrezikshme dhe zbatimin e evakuimeve parandaluese që nga viti i kaluar. Megjithatë, nëse parimet themelore të reagimit ndaj fatkeqësive nuk respektohen në vend, garantimi i sigurisë publike bëhet i vështirë,” tha Yoon gjatë takimit.

Ai u kërkoi autoriteteve të bëjnë përpjekje maksimale në shpëtimin e viktimave dhe premtoi mbështetje për përpjekjet e rimëkëmbjes dhe familjet e prekura.

Ai gjithashtu propozoi përcaktimin e zonave të prekura nga përmbytjet si zona të veçanta të fatkeqësive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img