Site icon PrishtinaPress

Përmbytjet në Greqi, Rama: Shqiptarët që jetojnë në zonat e prekura të kontaktojnë ambasadën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Greqi ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona dhe mijëra të tjerë kanë ngelur pa banesa.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ndjen keqardhje për çdo jetë të humbur në vendin fqinj si pasojë e përmbytjeve.

Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura që të kontaktojnë me ambasadën shqiptare në Athinë.

Postimi i plotë:

Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit ????????????, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës ????????????????????????????????????????????????????????, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al”, shkruan Rama në Facebook.

Exit mobile version