Më shumë se 1,000 njerëz humbën jetën dhe të paktën 10,000 u zhdukën në Libi në përmbytjet e shkaktuara nga një stuhi e madhe mesdhetare që shpërtheu digat, rrënoi ndërtesat në qytetin bregdetar Derna.
Zyrtarët prisnin që numri i të vdekurve të rritet shumë më i lartë pasi stuhia Daniel kaloi nëpër Mesdhe në një vend të ndarë dhe të shkatërruar pas më shumë se një dekade konflikti, shkruan Reuters.
Më shumë se 1000 trupa janë gjetur tashmë vetëm në Derna.
“Trupat janë shtrirë kudo – në det, në lugina, nën ndërtesa,” i tha Reuters Hichem Abu Chkiouat, ministër i Aviacionit Civil në administratën që kontrollon lindjen, menjëherë pasi vizitoi Derna./abcnews.al