1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Përmbaruesi privat i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, ankohet në Kushtetuese

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm” këtë të mërkurë ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të Ilir Mulhaxhës, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mospërmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i “DeJure Law Firm”, avokati Yll Zekaj tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij, i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Tutje, Zekaj tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa shtoi se në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.

Në janar të këtij viti Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në kuadër të kompetencave ligjore ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.

“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv. Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ministrja.

Përmbaruesi Mulhaxha ishte suspenduar edhe më 06.12. 2022, nga po e njëjta ministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img