“Marshi për Drejtësi” që e solli mbarë Kosovën në sheshin e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për ish-Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka përlotur Nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputeten e PDK-së, Blerta Deliu.
Në videon që ka sjellur Insajderi Çitaku dhe Deliu shihen tejet të emocionuara ku madje s’mund t’i mbajnë as lotët. Këto ndjenja s’ka mundur t’i përmbajë as deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila po ashtu ka shpërthyer në emocione.