0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përllogaritjet sipas qarqeve/ Një për një qytetet ku vendoset fitorja ose humbja

Fati i një mandati të tretë për Ramën apo i një përmbysjeje në favor të opozitës do të luhet gjithsej në 8 mandate nga 140 deputetë që ka parlamenti shqiptar. Një mandat në Shkodër, një në Lezhë, një në Durrës, një në Elbasan, një në Fier, një në Vlorë, një në Tiranë, një në Gjirokastër.

Ky është pak a shumë parashikimi i kompanisë izraelite “Geo Cartography”, që zhvilloi një sondazh për zgjedhjet e fundit në Kosovë  që rezultoi shumë i saktë. Ajo ka bërë një projeksion të rezultatit me qarqet e lëkundura dhe ato që mbeten të pa ndryshuara.

Qarku Tiranë

PS ka 16 mandate të sigurt (2 më pak se zgjedhjet e kaluara), PD është shumë afër mandatit të 17, ndërsa ka një pikëpyetje të madhe për LSI-në. Në Tiranë del edhe PSD-në që është shumë e dobët për ta fituar mandatin, por edhe shumë e fortë për ta skualifikuar nga hipoteza e fitores së një mandati sepse është diku te gjysmë mandati, ka diku 5-6 mijë vota. LSI 2 mandate. Një mandat është shumë e vështira ta përcaktojmë sot.

Qarku Shkodër
PD ka 6 mandate të sigurt. PS është solide në 3 mandatet e veta, PSD ka një mandat dhe këtu kemi një mandat që po luftohet tresh. Gjasat janë që LSI do ta kalojë pragun. PS do të sulmojë drejt mandatit të katërt, ose PD mund të shkojnë përtej të gjashtit, te mandati i shtatë.

Qarku Kukës dhe Dibër
Në qarkun e Kukësit nuk ka garë, po ashtu edhe për Dibrën. Rezultati shkon 3 për PD dhe 2 për PS.

Qarku Lezhë

Në Lezhë do të ketë betejë. PD ka 4 mandate të sigurt. PS ka 2 të sigurt dhe këtu bëhet një betejë e ashpër për mandatin e shtatë. Nuk ka siguri që LSI do ta kalojë pragun. Dhe atëherë ngelet që mandati i shtatë të ndahet mes PD dhe PS dhe janë 2-3 mijë vota që e ndajnë këtë mandat.

Qarku Durrës
Durrësi është shumë sfidues si qark. Ka 14 mandate 13 nga të cilat të sigurta,  një i LSI, 6 PS dhe 6 PD, por PD ka shanse reale për mandatin e shtatë dhe është shumë afër për ta marrë. Do të jetë një diferencë e vogël votash për të zgjidhur mandatin e 14, që pritet se do të shkojnë drejt PD-së.

Qarku Elbasan
Në Elbasan duket se PS ka 7 mandate solide, kemi PD që ka një ngritje nga 2017 me 5 të sigurta dhe LSI ka një mandat të sigurt. Këtu ka një betejë për mandatin e 14 dhe do të zgjidhet më shumë mes LSI dhe PD-së sesa PS-së. PS-së i duhet 3 mijë vota për ta thyer për të shkuar drejt mandatit të tetë,

Qarku Fier
PS ka 8 mandate të sigurt, PD ka 6 të sigurt, LSI ka një mandat të sigurt dhe mandati i 16-të është në lojë, gjasat janë që PS do ta marrë, por edhe PD ka një shans për ta marrë, është afër 1-2 mijë vota.

Qarku Vlorë
PS ka 7 mandate të sigurt, por ajo që ndodh këtu është elementi i LSI, jemi pranë mandatit por nuk jemi të sigurt që do ta marrë. Gjasat janë që PD ka 4 të sigurt, kjo është e betonuar, pasi duhet 12 mijë vota për ta humbur. Këtu kemi një garë treshe, pasi janë tre ekuacionet e hapura, PS mund të përfundojë edhe me 8 mandate, por që gjasat janë shumë të pakta, por janë më të larta gjasat që PD të sulmojë për një të pestë, që është diku të 6 mijë vota, por më pranë është LSI, pasi është shumë afër, 1-2 mijë vota larg.

Qarku Berat
Berati deri diku nuk ka garë, vetëm nëse ndodh diçka tektonike, PS ka 4 mandate. 2 mandate PD dhe një LSI. PD është rreth 4 mijë vota larg mandatit të tretë, por duket shumë e vështirë.

Qarku Korçë
Kemi një betonifikim pozicionesh. Aty janë 5 mandate për PD, 5 për PS dhe një për LSI. Këtu PS është në ofensivë duhen 4 mijë vota t’i marrë një mandat PD-së për të shkuar te mandati i 6-të, gjasat janë që nuk do të ndodhë.

Qarku Gjirokastër
Këtu kemi tre forca në garë, nëse kandidatët e LSI dhe PD do të kishin hyrë bashkë do të ishte 2-2 dhe do të kishte mbaruar, por gjasat janë që LSI është shumë pranë mandatit. Është pak i sigurt në këto momente. PS ka 2 mandate të sigurt, PD ka një mandat të sigurt dhe kemi një mandat që LSI është favorite. Nëse nuk e merr LSI, gjasat janë që e merr PD për shkak të formulës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img