4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje në shkollën teknike “Ismail Dumoshi” në Obiliq, tre nxënës rrahin një tjetër

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje mes nxënësve të një shkolle të mesme në Obiliq.

Këtë herë në rast janë përfshirë disa nxënës të shkollës së mesme teknike “Ismail Dumoshi” që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, derisa ishin në klasë.

Viktima 15-vjeçar është dërguar në QKMF për trajtim dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, tre të dyshuarit janë identifikuar nga Policia dhe janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img