Gjatë ndeshjes së Ligës së Parë të Kosovës në mes të Istogut dhe Suharekës thuhet se ka ndodhur një përleshje
Sipas një faqeje në facebook, Transferimet e Lojtarëve, në fushë shihet futbollistët e Suharekës, të Istogut dhe disa civilë.
Nuk mungojnë as Policia e Kosovës të cilët thuhet se kanë intervenuar.
Informacionet e para thonë se futbollisti i Suharekës Liridon Fetahaj është sulmuar nga tifozët, edhe pse kjo nuk është konfirmuar as nga klubi dhe as nga organet kompetente të sigurisë.
Kjo ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. /GazetaExpress/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=810732121061992&set=a.502347241900483&type=3&ref=embed_post