Site icon PrishtinaPress

Përleshje në Bardhosh të Prishtinës, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për një përleshje e cila ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Dje në ora 19:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre.

Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Së këndejmi është bërë identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast.

K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. P, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. P, mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

Q. P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor.

Exit mobile version