Katër persona kanë sulmuar njëri-tjetrin, pas një fjalosje çasti, në fshatin Bllacë të Suharekës.
Lëndime kë pësuar një person, ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM TRUPOR – Fsh. Bllacë, Suharekë 20.08.2023 – 13:50. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar pas një fjalosje të çastit kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë lëndime trupore kishte pësuar njëri nga të dyshuarit, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”