Site icon PrishtinaPress

Përleshje mes hoxhallarësh – arrestohet imami i Drenasit, Osman Musliu

Për shkak të një konflikti fizik, Hoxhë Osman Musliu, të martën është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ai ishte konfrontuar me një hoxhë tjetër në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Drenas.

“Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” – në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përleshje fizike mes tyre”, ka bërë të ditur Policia.

Tutje kanë thënë se të njëjtëve i është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orësh.

“Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshire këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë”, thuhet tutje.

Exit mobile version