Policia e Kosovëes bëri të ditur se një përleshje me thika ka përfshirë pesë persona në fhsatin Bibaj të Ferizajit.
Sipas policisë, një i dyshuar ka pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka marrë tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.