Disa persona janë përfshirë në një përleshje sot gjatë ditës në pishinën e Gërmisë.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e përleshjes, ndërkohë që Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, incidenti është raportuar rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, njofton Policia.