Përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor dhe si pasoj e tyre Kuvendi është ndërprerë.
Burimet brenda këtyre strukturave tregojnë se përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.
Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.