Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e premte mes dy personave në Han të Elezit.
Policia njofton se një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretmanin mjekësor.
“Rr. Dëshmorët e Kombit , Hani i Elezit 14.06.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një rasti të mëhershëm, janë përleshur në mes veti i dyshuari dhe viktima meshkuj kosovarë. I dyshuari e ka goditur viktimën pas kokës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se i dyshuari është në kërkim policor.