Tetë persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje mes veti.
Të dyshuarit gjatë përleshjes kishin përdorur dhe mjete të mprehta.
Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Rasti është raportuar se ka ndodhur të hënën rreth orës 21:53 në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit pesë të dyshuar pas pranimit të tretmanit mjekësor, dërgohen në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK.