-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Përkushtim ndaj Komunitetit përmes Aktiviteteteve CSR

Prishtina Mall është më shumë sesa një qendër tregtare, është një pjesë e pandashme e komunitetit. Me një përkushtim të thellë për të kontribuar në mirëqenien sociale, ne kemi zhvilluar një sërë aktivitetesh të përgjegjësisë sociale gjatë gjithë vitit. Këto iniciativa janë dëshmi e angazhimit tonë për të sjellë ndikim pozitiv dhe për të forcuar lidhjet me komunitetin tonë.

Nga mbështetja për fëmijët në sensibilizimi për shëndetin, deri te promovimi i të drejtave njerëzore dhe mbrojtja e mjedisit, aktivitetet tona janë të projektuara për të ndikuar në mënyrë të drejpërdrejt. Përmes bashkëpunimeve me organizata vendore dhe ndërkombëtare, Prishtina Mall ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më të barabartë. Kujdesi ynë ndaj nevojave të komunitetit dhe përgjegjësia e Prishtina Mall do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tepër gjatë viteve në vijim.

 

Aktivitetet Kryesore CSR të Prishtina Mall në 2024:

  1. Shoqata Jetimat e Ballkanit – Gjatë gjithë vitit
    Vendosja e arkave të donacioneve në të gjithë qendrën tregtare për të mbështetur jetimët.
  2. Aksioni i dhurimit të gjakut – 16 Prill dhe 7–8 Shtator
    Sensibilizim për rëndësinë e solidaritetit përmes dhurimit të gjakut, me pjesëmarrje nga e gjithë Kosova.

3. Partneriteti me HandiKos – Që nga 14 Maji
Mbështetje për individët me nevoja të veçanta përmes donacioneve dhe mjeteve ndihmëse për vizitorët.

4. Donacion librash – 22 Maj
Pasurimi i bibliotekës së shkollës SHFMU “Rizah Matoshi” në Nikadin, Ferizaj.

5. Partneritet me Fakultetin Ekonomik – Nga 30 Maji
Mbështetje për iniciativat akademike që fuqizojnë të rinjtë profesionistë.

5.Mbështetja për SOS fshatin – Nga 1 Qershori
Vendosja e arkave të donacioneve për mbështetje të fëmijëve në nevojë.

6.Muaji i Prindërimit me UNICEF – 21–30 Qershor
Aktivitetet e të nxënit përmes lojës për fëmijët, duke promovuar zhvillimin holistik.

7.Dita Ndërkombëtare e Rinisë – 12 Gusht
Fushata UNFPA BodyRight për të adresuar dhunën kibernetike dhe sigurinë online.

8.Dita Botërore e Pastrimit – 20 Shtator
Bashkëpunim me “Let’s Do It – Let’s Clean Kosovo” për ndërgjegjësimin mbi mjedisin.

9. Mbështetje për Shoqatën e fëmijëve me Autizëm – 26 Shtator
Financimi i terapive dhe sensibilizimi për autizmin në shoqëri.

10. Maratona “Race for the Cure” – 6 Tetor
Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.

11. Fushata e Ndërgjegjësimit për Kancerin – 11–13 Tetor
Konsultime falas dhe mbështetje për të mbijetuarit e kancerit.

13. Dita Botërore e Diabetit – 14 Nëntor
Fushatë ndërgjegjësimi për shenjat e hershme të diabetit.

14. 16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore – 25 Nëntor deri më 10 Dhjetor
Partneritet me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe ndërgjegjësimin.

15. Dita e të Drejtave të Njeriut – 10 Dhjetor
Mbështetje për Medica Gjakova për të promovuar barazinë dhe dinjitetin njerëzor.

16. KAEF – 15 Nëntor
Programi i Bursave për diplomuarit e Fondit Kosovaro-Amerikan të Arsimit (KAEF) ofron bursa të diplomuar në universitetet amerikane për kosovarët e talentuar të cilët demonstrojnë një përkushtim të fortë për zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img