Site icon PrishtinaPress

Përkujtohet “Epopeja e Melenicës” në Mitrovicë, dhe Shemsi Ahmeti në 24 vjetorin e rënies së tij

Në 24 vjetorin e vrasjes nga forcat kriminale serbe, në Mitrovicë është përkujtuar heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti, i njohur si komandant Shemi, si dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë në të njëjtën ditë në Betejën e Melenicës, Enver Musa, Shemsi Isrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli, Qazim Cimili.

Përmes një njoftimi bëhet e ditut se në këtë përvjetor, drejtorët komunal, Bahtir Maxhuni dhe Granit Tmava së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe familjarët e bashkëluftëtarë të heroit, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të heroit Shemsi Ahmeti dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol ku janë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Në njoftim të komunës thuhet se nga të pranishmit është vlerësuar lartë vepra dhe sakrifica e heroit Shemsi Ahmeti.

“Me besnikëri i shërbeu atdheut dhe ishte protagonist i pothuajse të gjitha betejave që janë zhvilluar  në Zonën Operative të Shalës, përfshirë këtu edhe Betejën e Melenicës e cila njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së, dhe paraqet kulmin e epopesë së madhe shaljane, ku plotë 46 ditë me radhë u luftua me forcat serbe”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version