1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Përkujtohet Eksodi i Bllacës, vlerësohet si burim i shtetësisë së Kosovës

Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” në Prishtinë kanë vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare.

Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

Duke i përkujtuar refugjatët, Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, vuri në dukje se Kompleksi memorial “Bllaca 99” (Muri i Kujtesës, Parku Hasan Prishtina dhe Treni i të zhvendosurve), tash e tutje i shërbejnë kujtesës sonë, jo vetëm për të freskuar të kaluarën, por për të mësuar edhe hapat nga duhet të shkojmë në të ardhmen

“Shqiptarët kanë pësuar shumë keq ndër shekuj dhe kufijtë e tyre tronditje. Por, me luftën e UÇK-së dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova e fitoi lirinë. Prerja historike ka ndodhur pikërisht në këtë vend ku makineria serbe shpërnguli 500 mijë shqiptarë. Janë pikërisht ngjarjet e Bllacës të prillit të vitit 1999 që kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të jetës afër shqiptarëve. Ky tren dhe kjo qendër memoriale na kujtojnë të kaluarën. Ky është vendi qe buron shteti i Kosovës dhe duhet të ndërtohet një qendër memoriale për ta kujtuar të shkuarën”, u shpreh Asani, teksa nuk la pa kritikuar institucionet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut.

“Ka munguar një seriozitet me i madh i institucioneve si të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një qendër memoriale, qe t’i përkujtojmë karvanët e mijëra shqiptarëve”, tha Asani.

Mehmet Prishtina nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, kërkoi që në këtë vend të krijohet një muze me atë që ka ndodhur atë vend.

“Sot pas 24 vitesh Bllaca na bashkon. ‘Bllaca 99’, ndoshta duhej të quhej 98-99. Përvjetorë të tille të gjithëve na kthejnë ne histori qe me dëshirë do të donim mos të përsëritej asnjëherë. Ata që e harrojnë të kaluarën mund të përsëritet”.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Mehmet Ballazhi tha se eksodi i Bllacës i përngjanë “holokaustit”. Me këtë rast, Ballazhi ftoi që në këtë vend të ndërtohet një qendër përkujtimore.

“Jemi këtu për ta kujtuar masakrën serbe ndaj popullit shqiptar. Ky vend i përngjan një holokausti. Jam i hapur për bashkëpunim që ta ndërtojmë këtu një qendër përkujtimore. I bëj ftesë Qeverisë që ta marrë parasysh këtë kërkesë”, u shpreh ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img