Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka organizuar ceremoninë përkujtime për 14 ushtarët britanikë që kanë humbur jetën në Kosovë.
Gjatë kësaj ceremonie u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Abbot është shprehur se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për të por edhe për Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ndërkohë, pjesëmarrës ishte deh komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Uluta.