Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka arritur që sërish të rikthej në qendër të vëmendjes lidhjen e tij me moderatoren, Kiara Titon, e cila prej javësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Artisti befasoi të gjithë kur postoi një imazh të Kiaras në InstaStory të Instagramit të tij, si shenjë përkrahje për rrugëtimin e saj në BBVA.
Për të mos u mjaftuar me kaq, autori I këngës “Lejla” së fundmi ka publikuar një foto duke ngritur dyshimet tek fansat e tij.
Një befasi këtë javë”, ka shkruar Butrinit sipër imazhit ku shihet në një makinë.
Ka mjaftuar kjo që adhuruesit e tij të aludojnë për një hyrje të tij në BB VIP Albania, si befasi për Kiarën.
Megjithatë, nga shumë të tjerë postimi i tij u kuptua si një paralajmërim i projektit të tij të radhës.
Kujtojmë që historia e dashurisë së Butrintit me Kiarën komentohet prej vitesh dhe dyshja kanë konfirmuar se ata janë ndarë prej kohësh.
Disa ditë më parë moderatorja kishte folur për romancën me këngëtarin duke thënë se këngëtari ishte personi I duhur në kohën e gabuar.
Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë po përgatit këtë herë artist nga Mitrovica që aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Cigaren”.