3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Përkeqësohet gjendja e njërit prej fëmijëve të prekur me Covid – Transferohet në Klinikën Infektive

Njëri prej fëmijëve të prekur me Covid-19, që ishte duke u trajtuar në repartin e Klinikës së Pediatrisë sot në mëngjesë është transferuar në Klinikën Infektive, kjo pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë natës.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëvendësdrejtoresha e Pediatrisë, Rufadie Maçastena-Maxhuni.

Macastena ka treguar se dje gjatë ditës gjendja e tij ishte stabile por që gjatë natës ishte futur në oksigjeno terapi dhe për siguri më të madhe është transferuar në Klinikën Infektive.

“Sot gjatë paraditës në konsultim me infektologun dhe drejtorin e Klinikës Infektive është transferuar atje, pasi që fëmija është në moshë pediatrike por me peshë dhe fizik është sikur një adult me abezitet, për shkak të rrezikut që mund të përkeqësohet, keni vendosur që ta vazhdojë trajtimin në Infektivë”, tha Macastena për Insajderi.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit në Klinikën e Pediatrise ishin shtruar tre fëmijë të prekur me Covid-19.

Zëvendësdrejtoresha ka treguar se përveç fëmijës që është dërguar në infektive, gjendja e dy fëmijëve të tjera është stabile. Për më tepër ajo tha se klinika ka hapësirë të mjaftueshme për trajtim në raste se shtohet numri i fëmijëve. /Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img