1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Përkeqësohen raportet mes liderëve, Osmani i kthehet Konjufcës: Qesharake, telefonat funksionojnë

Edhe publikisht raportet mes tre liderëve shtetërorë janë përkeqësuar dhe presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur sot me tone të ashpra kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Në mes të këtij raporti të tensionuar, ndodhet Qeveria e Albin Kurtit.

Presidentja Osmani e ka quajtur “qesharake” deklaratën e Konjufcës që u përpoq ta arsyetonte me largësinë e vizitës së shefes së shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkakun e mos-koordinimit të Qeverisë me presidenten për letrën dërguar Këshillit të Evropës të premten e 17 majit.

Osmani ka thënë se telefonat ekzistojnë dhe se ajo ka mundur të vihet në kontakt shumë lehtë. Presidentja e ka kritikuar ashpër qeverinë për letrën dërguar KiE-së. Ka thënë se procesi i dialogut nuk është dashur të përzihet me procesin e anëtarësimit në KiE.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u shpreh Osmani.

Ajo përmendi edhe Gerald Knausin, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i cili pretendohet se ishte në kontakt me Qeverinë dhe se i njëjti publikoi në rrjetin social ‘X’ letrën për të cilën ajo as që ishte informuar.

“Në qoftë se tema paska qenë të mos prezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para Presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtetë është qesharake”, ka thënë Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img