Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar sot një dekret për të suspenduar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për ripërpunimin e armëve me plutonium. Kjo është një shenj tjetër e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshje, e cila ishte nënshkruar në vitin 2000 dhe u fut në fuqi në bazë të një marrëveshje të vitit 2010, është suspenduar për shkak të “emergjencës së një kërcënimi ndaj stabilitetit strategjik dhe si rezultat i veprimeve jo miqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Federatës Ruse,” kështu shkruan në parathënien e dekretit.
Sipas saj, SHBA po ashtu nuk është në gjendje të sigurojë zbatimin e obligimeve të veta për të shfrytëzuar tepricën e armëve të plutoniumit.”
Sipas saj, SHBA po ashtu nuk është në gjendje të sigurojë zbatimin e obligimeve të veta për të shfrytëzuar tepricën e armëve të plutoniumit.”