7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përjashtimi nga Defender23, Mehaj i thur vargje miqësisë me SHBA-të, injoron sanksionet

Kosova është përjashtuar përfundimisht nga Defender Europe 23, si sanksion i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj i cili është shprehur se partneriteti me SHBA-të është i përjetshëm, teksa ka theksuar se ushtria e Kosovës është ngritur në mbështetje të fuqishme nga SHBA-të.

 

 

“Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme.”, thotë Mehaj.

Ky është postimi i tij:

 

 

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.

Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje.

 

 

Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme.

#KosovoinNato #strongertogether #shoulderbyshoulder ????????????????????.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img