Site icon PrishtinaPress

Përjashtimi i AKA nga EQAR, Kuvendi mban mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme me temën e vetme në rendin e ditës “Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit”.

Organizata ndërkombëtare, ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), e ka përjashtuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga anëtarësia për shkak të shkarkimit të bordit të kësaj agjencie.Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë ka marrë vendim për përjashtimin e AKA-s duke e arsyetuar se ajo ‘ka humbur aftësinë e vet për të vepruar në mënyrë autonome  me vendimin e shkarkimit nga Ministri më 25 shtator 2017’.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kishte marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të  Cilësisë – KShC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie. Këtë vendim ministri e ka marrë pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, i cili ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së.

Exit mobile version