Ivan Perisic ishte shumë afër të largohet nga Interi qysh në afatin e janarit, ku Arsenal i kërkoi shërbimet e tij.
Por, kroati vendosi të qëndrojë te skuadra italiane deri në fund të këtij sezoni, për ta qartësuar më mirë të ardhmen, përcjell prishtinapress.eu
Perisic është bërë tani cak i Tottenhamit, që janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro për shërbimet e tij.
Kroati ka shënuar tri gola dhe dy asistime në 20 paraqitje për Interin në këtë sezon.