Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar shfaqjen e një varianti të ri të koronavirusit EG5, i cili ka të njëjtat simptoma si Omicron dhe u ka bërë thirrje njerëzve të testohen.
Varianti është zbuluar në 51 vende, ndër të tjera është raportuar në Kinë, Kore, Japoni dhe Kanada.
EG5 është kategorizuar si me interes sepse është shumë i transmetueshëm. OBSH gjithashtu ka vënë në dukje se virusi nuk ishte aq sezonal sa në të kaluarën. /Abc news