1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Përgjigjja e shkurtër e Isa Mustafës për Haxhi Avdylin e rebeluar

Haxhi Avdyli e quajti të dështuar, me ambicie të pakontrolluara, i cili sipas tij e ka rrëzuar përtokë LDK-në, por Isa Mustafa ka një reagim të shkurtër për të gjitha fjalët që sot ia tha publikisht deputeti i partisë së tij.

Kryetari i Lidhjes Demokartike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur shkurtë Haxhi Avdylit për të gjitha fjalët që ia tha, i pyetur nga Gazeta Express se si i komenton deklaratat e deputetit, Mustafa tha se deputeti nuk ka asgjë të përbashkët me partinë e tij.

“Haxhi Avdyli mund të jetë deputet i çdo partie tjetër, por nuk konsideroj se ka asgjë të përbashkët me LDK-në”, tha Mustafa të enjten për Gazetën Express

Ndryshe, deputeti Avdyli ka shpërthyer sot ndaj Isa Mustafës, pasi ky i fundit ka komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit për punën e dialogut me Serbinë.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa  nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel”, ka shkruar Avdyli.

Sipas Avdylit për Isa Mustafën tashmë e rëndësishme është vetëm çfarë kërkon Partia Demokratike e Kosovës.

“Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shikojmë veç çka kërkon PDK-ja”, ka thënë Avdyli.

Ai tutje thotë se po i vjen keq në çfarë situate po ndodhet LDK-ja pasi që kreu i kësaj partie po i sulmon dy institucionet më të larta vetëm pse ato po udhëhiqen nga Vjosa Osmani.

“Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Avdyli.

Nuk është hera e parë që Avdyli ka kritikuar publikisht kryetarin e partisë së tij, mirëpo reagimi i sotëm është më i ashpër se në të kaluarën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img