Site icon PrishtinaPress

Përgjigja e Presidentit Rugova për ndarjen e Kosovës para një çerek shekulli!

Njeriu që i ka qëndruar pranë presidentit Ibrahim Rugova me vite të tëra dhe që është përkujdesur për sigurinë e tij fizike, Adnan Merovci, ka treguar se çka kishte deklaruar Presidenti Rugova në vitin 1994 lidhur me ndarjen e Kosovës.
Merovci, përmes një postimi në Facebook, tregon se si është përgigjur Presidenti Rugova, në intervistën e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”.

“Përgjigja e Presidentit RUGOVA për ndarjen e Kosovës para një çerek shekulli!

PYETJE: Ç’është puna me planin për ndarjen e Kosovës për të cilin po flitet dhe që është paraqitur si një perspektivë e zgjedhjes me negociata?

RUGOVA: Ky projekt, të cilin serbët e nxjerrin në truezë herë pas herë, është vetëm një prej mjeteve të shumta për të arritur të njejtin qëllim: për të thyer identitetin e Kosovës, por duke e cënuar në këtë rast intergritetin e saj territorial. Ka qenë nxjerr nga Vuk DRASHKOVIQI, pastaj rimarrë nga Dobrica QOSIQI. Konsiston në ndarjen e Kosovës, që është më e pasura dhe përfshinë minierat e Trepçës. Ky projekt ka qenë dorëzuar zyrtarisht në Gjenevë nga Svetozar STOJANOVIQ, këshilltar i z. QOSIQ, i cili ishte kryetar i kësaj të ashtuquejture Jugosllavi. Kam qenë i informuar, por Sajrus VENS dhe Lordi OVEN nuk e kanë pranuar. Intervistë e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Postimi i Merovcit vjen pas deklaratave të Presidentit Thaçi, por edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Presidenti  Rugova në vitin 1994 ishte propozuar shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version