Greqia dhe Turqia kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët për marrëdhënie të mira fqinjësore.
Lëvizja vjen gjatë një vizite shumë të ndjekur të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Athinë.
“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë herë pas here në konfrontim. Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i sjellë dy shtetet krah për krah, ashtu siç janë kufijtë tanë”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.
Erdogan tha: “Nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme. Përderisa fokusohemi te fotografia dhe nuk përfundojmë si ata që kalojnë detin dhe mbyten në lumë”.