Site icon PrishtinaPress

Përgënjeshtrohet Lekaj: U deklarua qe s’kam nënshkruar asnjë kontratë për tenderin për mirëmbajtjen e urave, ja e vërteta

Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi se tenderi për “mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës ishte nënshkruar në kohën kur ai drejtonte këtë dikasteri.

Lekaj thotë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë siç është parashkruar nga Durmishi.

“Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç̧ është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit”, ka shkruar Lekaj.

Por e vërteta është krejt ndryshe pasi qe në kontratën e siguruar nga PrishtinaPress shihet qe z. Pal Lekaj, si Ministër i Infrastrukturës me datë 02.03.2018 ka nënshkruar kontratën me titull: “Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2018/2018-2019”MI-059-511”, kjo kontratë mban numrin e protokollit 1910 të datës 02.03.2018.

Vlen te theksohet se Lekaj sot ka akuzuar edhe mediat për tituj tendencioz ndaj tij por e vërteta është ndryshe pasi qe ne dokumentet në vijim përgënjeshtrohet Lekaj në deklarimet e tij se nuk ka nënshkruar kontratën ë fjalë e cila u dorëzua në prokurori nga zv. Ministri Hysen Durmishi./PrishtinaPress.net/

Kontrata si më poshtë:

Exit mobile version