17.4 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Përgatituni për mot befasues në javën që po vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të ketë mot me vranësira dhe të shpërndara me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat do të lëvizin prej -4 gradë minimalja ndërsa maksimalja 7 deri 14 gradë Celcius.

Njoftimi i IHMK-së:

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet e larte mbi vlerat e normales ,por që ditën e premte ka tendencë të ketë ulje për 10-15 milibar dhe të krijoj kushte për mundësi qe vende-vende të ketë reshje shiu gjatë së shtunës, por kjo situatë meteorologjike nuk do te ndikoj ne uljen e vlerave te temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe me tej nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img