Sapo ka përfunduar edhe votimi në vendvotimin 2011 në fshatin Tearcë të Tetovës, fiks në ora 19 siç ishte parashikuar më parë nga KSHZ-ja edhe përkundër ndërprerjes prej 10 minutave gjatë votimit për shkak të UV llambave.
Në këtë vendvotim tensioni më i madh tek qytetarët po ashtu edhe tek partitë maqedonase pasi që rivotimi i sotëm do të varet direkt numri i përgjithshëm i mandateve të deputetëve.
Tani për tani numri i mandateve tek pala maqedonase është 50 për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe 49 tek koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja.