Site icon PrishtinaPress

Përfundon votimi në Francë: Projeksionet e vendosin Macron si fitues me 58%

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze janë në dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato.

Sa për t’ju kujtuar se këto projeksione të përgatitura nga mediat franceze përdorin një kombinim të rezultateve reale dhe exit poll-eve dhe konsiderohen ultra të besueshme në këtë garë të dyanshme, raporton BBC.

Exit mobile version