Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar për momentin.
Kështu ka thënë një zyrtar ukrainas për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, raporton Sky News.
Zyrtarët do të kthehen në kryeqytetet e tyre përkatëse për konsultime të mëtejshme përpara një raundi të dytë bisedimesh, thanë ata.
Presidenca e Ukrainës më herët ka thënë se bisedimet kishin për qëllim vendosjen e një armëpushimi dhe për të detyruar Rusinë të tërheqë forcat e saj.
Por, Perëndimi ka mbetur i dyshimtë për motivet e Rusisë.
Raundi tjetër i bisedimeve do të mbahet në ditët në vijim, tha agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse, duke cituar delegacionin rus.