Ka përfunduar takimi joformal i thirrur nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në takimin e mbajtur më 31 janar në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, kanë biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Pas takimit, nuk pati deklarime për media, ndërsa pjesë e këtij takimi ishin edhe ambasadorë të tjerë, përfaqësues të partive politike dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Nuk dihet nëse pjesë e këtij takimi ishin edhe anëtarë nga qeveria, presidenca e parlamenti, ashtu siç ndodhi në takimin e 31 dhjetorit, ku u fol për Asociacionin.
Kujtojmë se është ambasadori amerikan, Hovenier, ai i cili i ka kërkuar qeverisë që të ofrojë versionin e saj për Asociacionin, i cili sipas tij, e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet multientik, demokratik e i pavarur.