Site icon PrishtinaPress

Përfundon takimi në Bruksel

Takimi i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka përfunduar.

Deri më tani dihet se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë dakorduar për Deklaratën për personat e zhdukur.

Ndërkohë, së shpejti pritet të dalë në konferencë për media Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie me jashtë, Josep Borrell, i cili do të ndajë detaje nga takimi.

Exit mobile version