Site icon PrishtinaPress

Përfundon takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, njofton korrospodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.

Ende nuk ka ndonjë deklarim nga palët nëse është arritur ndonjë progres në raundin e ri të dialogut, ku ishin ballë për ballë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, por në fokus pritet të ketë qenë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.

Exit mobile version