1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon takimi i Grupit Punues për vizat: Diskutimet vazhdojnë

Pak çaste më parë, ka përfunduar takimi i grupit punues për vizat, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një përgjigje të shtetit të Çekisë, thuhet se Komisioni Evropian, në të cilin thuhet se shteti i Kosovës i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

“Më 13 tetor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së e ka mbajtur diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke. Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e përditësuar teknik për këtë temë i cili rikonfirmon që Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, në përgjigjen e shtetit të Çekisë, thuhet se Grupi Punues, e ka mirëpritur rihapjen e diskutimeve për çështjen e vizave.

“Grupi Punues e ka mirëpritur rihapjen e diskutimeve mbi këtë temë dhe në përgjithësi e ka mbështetur procesin e liberalizimit të vizave. Në mënyrë që të ketë progres në këtë çështje do të jetë e nevojshme që të sqarohen një sërë temash të ndërlidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, vijon përgjigja.

Të enjten gjatë ditës, u raportua se Franca kishte vendosur përsëri kushte për liberalizim të vizave.

Sipas raportimeve, Franca dëshiron që ta lidhë liberalizimin e vizave me funksionalizimin e ETIAS-it. Etiasi është një sistem informativ i BE-së që mëtohet të hyjë në funksion vitin që vjen ku jepet autorizimi elektronik i udhëtimeve./dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img