Pas katër orëve, ka përfunduar seanca ndaj tre të arrestuarve për sulmin fizik të gazetarit Valon Syla.
Nën masa të rrepa të sigurisë, të njëjtit janë dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit.
Arrestimi i tyre u bë vetëm pak orë pasi kryen sulmin ndaj gazetarit Syla.
Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’’./PrishtinaPress/