Site icon PrishtinaPress

Përfundon seanca për të dyshuarit në rastin e Bon Vivantit, flet avokati i “Italianit”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka mbyllur seancën për të dyshuarit në rastin e Bon Vivantit, ku si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mbetën të lënduar 17 persona dhe një i vdekur.

Fanol Krasniqin, avokat i të dyshuarit Andi Pajaziti, të njohur si “Italiani” ka njoftuar se gjykata ende s’ka nxjerrë vendim për klientin e tij. Gjykata pritet të nxjerrë vendim brenda 48-orëve.

“Nuk është marrë kurrfarë vendimi. Përpara 20 minutave përfundoi… Gjykata e ka afatin ligjor përbrenda 48 orëve me marrë vendim. Ta shohim a do të merret vendimi sot apo nesër”, tha ai për Insajderin.

Exit mobile version