Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Hagë, Simon Laws ka paraqitur deklaratën hapëse dhe ka thënë se viktimat duan t’iu pranohet dëmi që ato pretendojnë të kenë vuajtur.
Sipas tij, provat në këtë çështje e tregojnë fajtor të akuzuarin derisa ka shtuar se viktimat e pretenduara në këtë çështje kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën. Laws ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen zërat e tyre që vuajtën në ish-fabrikën e metalit në Kukës.
“Në këtë proces, zërat e tyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, edhe zërat e atyre që tashmë nuk jetojnë më, dëshmitë e të cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe në kujtimet e familjarëve të tyre. Nga pikëpamja e viktimave kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj gjykate, dëmi që vuajtën ata do të njohët dhe pranohet fakti se të gjithë janë viktima po ashtu të pranohet. Nuk është e thjeshtë të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo, siç e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaboracionistë, unë dua të them këtë për llogari të tyre, këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së dhe o armiq të saj. Fakti që akuzojnë këtë anëtar të UÇK-së Pjetër Shalën, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UK-në”, ka thënë ai.
Sipas tij, viktimat thonë se i akuzuari dhe të tjerë kanë përndjekur persona të dobët e të cenueshëm.
“Viktimat dhe të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luajti rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe të cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për ta cilat vendosnin gardianët e tyre. Në tërë këtë dhunë dhe mizori viktimat nuk mund tan grinin zërin. Do të shohim se si atyre nuk u lejohej të flisnin as mes veti, në fakt flisnin me zë të ulët, padyshim tërë ankth e pëshpëritnin. 4733 tha se në i përsërisnim njëri tjetrit në vesh se nuk guxonim të flisnim me zë të lartë se mos na përgjonin nga jashtë. Një tjetër tha nuk na lejohej të flisnim me njeri tjetrin derisa rrinim të shtrirë në dysheme të fortë bisedonim duke përshpirtur”, ka thënë ai.
Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës në Hagë, Simon Laws ka paraqitur deklaratën hapëse dhe ka thënë se viktimat duan t’iu pranohet dëmi që ato pretendojnë të kenë vuajtur. Sipas tij, provat në këtë çështje e tregojnë fajtor të akuzuarin derisa ka shtuar se viktimat e pretenduara në këtë çështje kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën.
Laws ka thënë se në këtë proces gjyqësor do të dëgjohen zërat e tyre që vuajtën në ish-fabrikën e metalit në Kukës.
“Në këtë proces, zërat e tyre që vuajtën në Kukës do të dëgjohen, edhe zërat e atyre që tashmë nuk jetojnë më, dëshmitë e të cilëve jetojnë në dëshmitë e tyre dhe në kujtimet e familjarëve të tyre. Nga pikëpamja e viktimave kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj gjykate, dëmi që vuajtën ata do të njohët dhe pranohet fakti se të gjithë janë viktima po ashtu të pranohet. Nuk është e thjeshtë të jesh viktimë në çështje gjyqësore si kjo, siç e ka pranuar kjo gjykatë, ekziston klima e frikësimit në Kosovë ndaj atyre që pranojnë të ndihmojnë këtë gjykatë në punimet e veta. Në Kosovë disa përpiqen t’i portretizojnë viktimat krimeve që kanë kryer anëtarët e UÇK-së si tradhtarë apo kolaboracionistë, unë dua të them këtë për llogari të tyre, këta viktima ishin mbështetës të UÇK-së dhe o armiq të saj. Fakti që akuzojnë këtë anëtar të UÇK-së Pjetër Shalën, në asnjë mënyrë nuk është formë për të dënuar UK-në”, ka thënë ai.
Sipas tij, viktimat thonë se i akuzuari dhe të tjerë kanë përndjekur persona të dobët e të cenueshëm.
“Viktimat dhe të tjerët thonë se i akuzuari Pjetër Shala luajti rolin e vet në të gjitha këto krime. Ai dhe të tjerët me të përndoqën personat e dobët dhe të cenueshëm ndaj çdo forme abuzimi për ta cilat vendosnin gardianët e tyre. Në tërë këtë dhunë dhe mizori viktimat nuk mund tan grinin zërin. Do të shohim se si atyre nuk u lejohej të flisnin as mes veti, në fakt flisnin me zë të ulët, padyshim tërë ankth e pëshpëritnin. 4733 tha se në i përsërisnim njëri tjetrit në vesh se nuk guxonim të flisnim me zë të lartë se mos na përgjonin nga jashtë. Një tjetër tha nuk na lejohej të flisnim me njeri tjetrin derisa rrinim të shtrirë në dysheme të fortë bisedonim duke përshpirtur”, ka thënë ai. /KP/