0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari i pestë do të përgjigjet nesër në pyetjet e ekipit mbrojtës

Ka përfunduar intervistimi i prokurorisë për dëshmitarin e pestë në gjykimin kundër Pjetër Shalës.

Pas përfundimit të intervistimit edhe nga ana e mbrojtjes së viktimave, të nesërmen do të përgjigjet në pyetjet e ekipit mbrojtës.

Dëshmitari që mban numrin 10, gjatë ditës ka folur për shtabin e logjistikës në Kukës, derisa ka pretenduar se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Pjetër Shala e ka ndjekur këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Po ashtu gjatë seancë së sotme dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i janë bërë disa pyetje në seancë private për të vazhduar pastaj të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Prokurorja: Zotëri dëshmitar më herët përmendet se në bazën logjistike në Kukës, ishte i pranishëm Hafir Hoxha. A ishte edhe ai një nga komandatët aty?

Dëshmitari: Hafir Hoxha ka qenë komandant i policisë ushtarake i FARK-ut. Sabit Geci ka qenë komandant i policisë i Hashim Thaçit.

Prokurorja: Ndonjëri prej tyre, ose dytë Hafir Hoxha dhe Sabit Geci a kanë qenë të pranishëm në shtabin logjistik në Kukës, vetë?

Dëshmitari: Po.

Prokurorja: A e ke parë vet Sabit Gecin të ketë i pranishëm në muajin e pestë dhe të gjashtë të vitit 1999 në shtabin logjistik të Kukësit?

Dëshmitari: Po, e kam parë se ka ardhur prej spitalit të Lubjanës se ka qenë i plagosur”, është përgjigjur dëshmitari me numrin 10.

Prokurorja e ka pyetur dëshmitarin nëse e njeh, ish-ushtarin e UÇK-së, me emrin Bedri dhe cilat ishin detyrat e tij në shtabin e logjistikës në Kukës.

Tutje, dëshmitari ka treguar se si ka ikur nga ky shtab në drejtim të Kalimashit.

Prokurorja: Për sa kohë ke qëndruar në Kalimash?

Dëshmitari: Kam qëndruar pak ditë, nja dy javë a tri javë dhe kam shkuar pastaj në vijë të frontit.

Prokurorja: Pas këtyre dy-tre javëve nga aty ku shkuat pastaj?

Dëshmitari: Në vijë të frontit.

Prokurorja: Për sa kohë qëndruat në Pogaj në vijë të frantit?

Dëshmitari: Në Pogaj kemi qëndruar nja një javë ditë, kemi qëndruar”, pyetjet më pas të prokurores kanë vijuar me përmbajtje të redaktuar.

E derisa është përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, dëshmitari me numrin 10 pretendonte se Pjetër Shala ‘hynte e dilte pa pyetur askënd’.

Mbrojtësi i viktimave: Si ushtar në UÇK, a merrnit urdhra nga komandantët, a ju jepnit komandantët urdhra si ushtar në UÇK?

Dëshmitari: Po.

Mbrojtja e viktimave: Dhe ju priteshit të respektoni këto urdhra, apo jo? Dua të ju pyes në qoftë se ka ndodhur kështu edhe me rastin e Pjetër Shalës?

Dëshmitari: Me Pjetër Shalën unë s’kam kurrfarë lidhje.

Mbrojtja e viktimave: A ke pasur ndonjëherë mundësi që të krijosh një opinion, mbi faktin në qoftë se ai vet i respektonte urdhrat që merrte nga komandantët?

Dëshmitari: Po tash, ai hynte dilte, kurrkënd se pyetke aty. Tash ai e din vet”, është përgjigjur dëshmitari i pestë.

Tutje, dëshmitari edhe në pyetjet e gjykatëses, Mappie Veldt-Foglia, tha se ‘nuk ishte në dijeni nëse Pjetër Shala kishte leje për këtë’.

Veldt-Foglia: Çfarë doje të thoshe?

“Së pari thatë që ikte e dilte pa leje dhe pastaj thatë që nuk e dinit. Thjesht po ju jap mundësinë që të na shpjegoni se si qëndronte situata, çfarë doje të thoshe, të sqaroheni”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj seance, Pjetër Shala ka kërkuar që t’i lejohet kohë për konsultim me avokatët e tij. Seanca me dëgjimin e dëshmitarit nga ana e mbrojtjes do të vijojë ditën e nesërme.

Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img