Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Federale të Apelit në Itali për çështjen e fitimeve kapitale të Juventusit.
Tani trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Ida Raiola, është mbledhur për të vlerësuar kërkesën e prokurorit të FIGC, i cili propozoi 11 pikë dënim për klubin e Juventusit dhe 8 muaj ndalim për shtatë nga drejtuesit e tij.
Në seancën e hapur gjyqësore, mbrojtja e Juventusit ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit.
Vendimi i trupit gjykues pritet të publikohet pasditen e sotme.